Shtime, 3 qershor 2026- Me nderim dhe respekt, kujtojmë sot 27 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Besim Sopa, luftëtar i Njësitit “Abëri”, i cili më 3 qershor 1999, vetëm pak ditë para përfundimit të luftës, ra në fushën e nderit për lirinë e Kosovës.
Sakrifica e Besim Sopës dhe e bashkëluftëtarëve të tij mbetet themel i lirisë që gëzojmë sot. Ai u rreshtua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me përkushtim dhe vendosmëri, duke dhënë jetën për idealin e shenjtë të çlirimit të atdheut.
Në këtë përvjetor, Komuna e Shtimes përkujton me krenari veprën dhe heroizmin e dëshmorit Besim Sopa, duke shprehur mirënjohje të përhershme për sakrificën e tij dhe të të gjithë dëshmorëve të kombit.
Lavdi jetës dhe veprës së dëshmorit Besim Sopa!
Lavdi të gjithë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!