Shtime, 12 gusht 2026- Sot, 28 të rinj e të reja përmbyllën angazhimin e tyre njëvjeçar në kuadër të punës praktike në Komunën e Shtimes, duke fituar përvojë të vlefshme profesionale dhe njohuri të reja gjatë qëndrimit të tyre në institucione te Komunës së Shrimes.
Me rastin e përfundimit të këtij angazhimi, në shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje për kontributin e dhënë, të rinjtë u takuan me Kryetarin e Komunës së Shtimes, dr. Qemajl Aliu.
Kryetari Aliu i falënderoi për përkushtimin, përgjegjësinë dhe bashkëpunimin e treguar gjatë gjithë periudhës së angazhimit, duke theksuar rëndësinë e krijimit të mundësive për të rinjtë dhe të investimit në zhvillimin e tyre profesional.
“Kontributi dhe përkushtimi juaj gjatë këtij viti janë vlerë e shtuar për institucionin tonë. Uroj që përvoja e fituar në Komunën e Shtimes t’ju shërbejë si një hap i rëndësishëm drejt rrugëtimit tuaj të mëtejmë profesional dhe ju dëshiroj shumë suksese në çdo sfidë që ju pret”, tha kryetari Aliu.
Në fund të takimit, Kryetari Aliu u shprehu mirënjohjen për secilin prej tyre, duke i inkurajuar që të vazhdojnë të punojnë me përkushtim, të besojnë në potencialin e tyre dhe të shfrytëzojnë çdo mundësi për zhvillim dhe avancim profesional.