Shtime, 28 shtator 2026- Në 28 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhemshir Xhemshiri, nga fshati Petrovë, kujtojmë me nderim dhe respekt të thellë jetën, veprën dhe sakrificën e tij për lirinë e Kosovës.
Me guxim, vendosmëri dhe përkushtim të palëkundur, ai dha jetën për atdheun, duke u bërë pjesë e historisë së lavdishme të luftës për çlirimin e vendit. Sakrifica e tij mbetet e gdhendur në kujtesën tonë dhe dëshmi e çmimit të lirisë që gëzojmë sot.
Në këtë ditë përkujtimi, përulemi me respekt para veprës së tij dhe të gjithë dëshmorëve që dhanë më të shtrenjtën për lirinë e Kosovës.
Lavdi e përjetshme dëshmorit Xhemshir Xhemshiri dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!