Shtime, 26 korrik 2026- Në 28 vjetorin e rënies heroike, kujtojmë me nderim dhe krenari Heroin Ruzhdi Salihu, dëshmorin e parë të Komunës së Shtimes, i cili dha jetën për lirinë e atdheut.
Që në rininë e tij, Ruzhdi Salihu ishte pjesë e rezistencës kundër regjimit okupator serb, duke u përballur me arrestime, tortura dhe persekutim.
Me fillimin e luftës çlirimtare, iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa shtëpia e tij në Zborc u shndërrua në një nga bazat e para të UÇK-së në këtë zonë.
Më 26 korrik 1998, gjatë një përballjeje të ashpër me forcat serbe, ai ra heroikisht në altarin e lirisë, duke u bërë simbol i sakrificës, guximit dhe atdhedashurisë.
Vepra dhe flijimi i Heroit Ruzhdi Salihu mbeten udhërrëfyes për brezat, ndërsa kujtimi për të do të jetojë përherë në historinë e Komunës së Shtimes dhe të Kosovës.
Lavdi e përjetshme Heroit Ruzhdi Salihu!