Shtime, 25 korrik 2026- Pas një dite të parë të suksesshme, AEROFEST 2026 vazhdon edhe sot në Vojnoc, duke sjellë emocione, adrenalinë dhe përvoja të veçanta për të gjithë vizitorët.
Ftojmë qytetarët e Komunës së Shtimes dhe të gjithë të interesuarit që sotdhe besër të vizitojnë AEROFEST-in dhe të bëhen pjesë e aktiviteteve të shumta që janë organizuar për sot. Ju presin fluturimet me aeroplanë të vegjël, demonstrimet me paragliding, motomeeting-u, si dhe aktivitete të tjera interesante për adhuruesit e aviacionit.