Shtime, 30 prill 2026- Në kuadër të shënimit të “Ditëve të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent”, Njësia Profesionale për Zjarrfikje dhe Shpëtim (NjPZSh) në Shtime realizoi një sërë aktivitetesh ndërgjegjësuese dhe informuese në shkollat ShFMU “Idriz Ajeti” dhe ShFMU “Abdullah Shabani”.
Gjatë këtyre aktiviteteve, përmes prezantimeve të strukturuara, demonstrimeve praktike dhe komunikimit të drejtpërdrejtë me nxënësit, u ofrua një pasqyrë e qartë mbi funksionimin e shërbimeve emergjente.
Nxënësit patën mundësinë të njihen nga afër me rolin dhe përgjegjësitë e zjarrfikësve, rëndësinë e reagimit të shpejtë në situata emergjente, si dhe me domosdoshmërinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për menaxhimin efektiv të këtyre situatave.