Shtime, 17 qershor 2026- Fshati Gllavicë është pasuruar këto ditë me shtigje të reja për ecje dhe trotuare, duke krijuar kushte më të mira për lëvizjen dhe sigurinë e qytetarëve.
Në kuadër të këtyre investimeve është përmirësuar edhe infrastruktura përcjellëse, përfshirë ndriçimin publik dhe vendosjen e shportave për mbeturina.