Shtime, 22 maj 2025- Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, ka mbajtu sot mbledhje të jashtzakonshme, e cila u udhëhoq nga nënkryetari i komunës, Faruk Beqa.
Në këtë mbledhje u trajtua vetëm një pikë e rendit të ditës, e cila kishte të bënte me trajtimin e mëtejshëm të personit SH.LL.
Gjatë diskutimeve, të pranishmit theksuan nevojën e menjëhershme që ky person të trajtohet nga institucionet përkatëse, duke pasur parasysh shqetësimet dhe rrethanat e paraqitura.
Në përfundim të mbledhjes, Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, doli me një rekomandim të cilin do ta adresojë tek institucionet përkatëse, me qëllim që të merren masat e duhura për trajtimin e rastit në përputhje me përgjegjësitë institucionale.