Shtime, 27 gusht 2026- KFOR-i Turk, në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit të Komunës së Shtimes dhe Zyrën për Komunitete dhe Kthim, ka realizuar sot një aktivitet të rëndësishëm në mbështetje të nxënësve të komuniteteve që vijojnë mësimin në paralelen e ndarë të Shkollës Fillore “Lasgush Poradeci”, në fshatin Gjurkoc.
Gjatë këtij aktiviteti, 47 nxënës janë pajisur me çanta dhe materiale shkollore, duke u ofruar atyre kushte më të mira për vijimin e procesit mësimor.
Shefi i Sektorit të Arsimit në Komunën e Shtimes, Lulzim Sahiti, shprehu mirënjohjen e tij për pjesëtarët e KFOR-it Turk, duke vlerësuar kontributin dhe gatishmërinë e tyre për të mbështetur nxënësit dhe institucionet arsimore të Komunës së Shtimes.
“Falënderojmë përzemërsisht KFOR-in Turk për këtë mbështetje dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm me shkollat e komunës sonë. Kontributi i tyre është një ndihmesë e çmuar për nxënësit tanë dhe një dëshmi e rëndësisë së bashkëpunimit në funksion të arsimit dhe mirëqenies së fëmijëve”, tha Sahiti.