Shtime, 20 gusht 2026- Fatime Beha nga Komuna e Shtimes është në mesin e lojtareve që do ta përfaqësojnë Kosovën me Kombëtaren U18 të vajzave në disiplinën e futbollit, në kuadër të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.
Kombëtarja U18 ka përmbyllur kampin treditor stërvitor në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali dhe tashmë është gati për udhëtimin drejt Italisë.
Me përkushtim, punë dhe krenari për fanellën dardane, Fatimja së bashku me bashkëlojtaret e saj, nën drejtimin e trajneres Albina Rrahmani, do ta përfaqësojnë Kosovën në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare.
Në “Taranto 2026”, Dardanet do të përballen me Portugalinë, Italinë, Marokun dhe Slloveninë.
Suksese Fatimes dhe gjithë Kombëtares së Kosovës!