Shtime, 28 tetor 2026- Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), mbajti mbledhjen e shtatë për vitin 2026, të kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit, Rrahman Jakupi. Në këtë mbledhje morën pjesë anëtarët e KPF-së, si dhe drejtorë nga ekzekutivi.
Gjatë mbledhjes u shqyrtuan këto pikak të rendit të ditës:
- Shqyrtimi i ekstraktprocesverbalit nga mbledhja e kaluar;
- Propozim-vendimi i DKA-së, me nr. 02-1179, për zgjedhjen e Komisionit Përzgjedhës për drejtorët dhe zëvendësdrejtorët e institucioneve publike edukativo-arsimore të arsimit parauniversitar;
- Raporti financiar i Komunës për periudhën nëntëmujore, janar-shtator 2026;
- Draft-rregullorja komunale për taksa, tarifa dhe gjoba për vitin 2027, pas përfundimit të diskutimit publik;
- Draft-plani për riintegrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar dhe integrimin e të huajve në Komunën e Shtimes, pas përfundimit të diskutimit publik.
Pas shqyrtimit dhe diskutimit të çështjeve të parapara në rendin e ditës, anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa dhanë rekomandimet e tyre përkatëse, duke i përcjellë këto pika për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Komunës.