Shtime, 31 gusht 2026- Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), ka mbajtur sot mbledhjen e IV-të, ku ka shqyrtuar këto pika të rendit të ditës:
1.Shqyrtimi i Ekstrakt-Procesverbaleve nga mbledhjet e Kuvendit të Komunës, të mbajtura më 26.06.2026 dhe 14.07.2026;
2.Propozim-Vendimi i DKA-së, Nr. 05-487, për zgjedhjen e Komisionit Përzgjedhës për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë në institucionet publike edukativo-arsimore të arsimit parauniversitar;
3.Draft-Buxheti i Komunës për vitet 2027–2029 (diskutim publik);
4.Draft-Rregullorja Komunale për Taksa, Tarifa dhe Gjoba për vitin 2027 (diskutim publik);
5.Shqyrtimi i kërkesës së N.T.P. “Butterfly”, me nr. 01-070/05.
Këto ishin pikat e rendit të ditës të cilat u shqyrtuan dhe u diskutuan në mbledhjen e IV-të të Komitetit për Politikë dhe Financa, të udhëhequr nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Rrahman Jakupi.
Në mbledhje, përveç anëtarëve të Komitetit për Politikë dhe Financa, morën pjesë edhe drejtori për Buxhet dhe Financa, Besnik Ahmeti, si dhe drejtori për Zhvillim Ekonomik, Grejtalb Emini.