Shtime, 15 shtator 2026- Komiteti për Politikë dhe Financa, ka mbajtur sot mbledhjen e V-të me radhë për këtë vit, të udhëhequr nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Rrahman Jakupi.
Gjatë kësaj mbledhjeje, anëtarët e KPF-së shqyrtuan disa pika të rendit të ditës, ndër të cilat: Procesverbalin nga mbledhja e kaluar; Propozim-Vendimin për formimin e Komisionit dhe fillimin e procedurës për vlerësimin dhe nderimin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës; Draft-Planin për Riintegrimin e Qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar dhe Integrimin e të Huajve në Komunën e Shtimes 2026-2028; si dhe shqyrtimin e kërkesës së N.T.P. “Butterfly”, me nr. 01-070/05.
Po ashtu, gjatë mbledhjes u shqyrtua edhe një kërkesë e parashtruar nga Organizata e Familjeve të Dëshmorëve.
Pas shqyrtimit dhe diskutimeve përkatëse, pikat e parapara në rendin e ditës u rekomanduan për shqyrtim dhe miratim në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës së Shtimes, e cila do të mbahet më 17 shtator 2026.