Shtime, 24 Prill 2025- Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka emëruar Adil Qorrollin në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Lasgush Poradeci” në Muzeqinë.
“Çdo emërim i ri është një mundësi për të sjellë energji të reja dhe vizion të qartë në shërbim të nxënësve dhe shkollës”, tha kryetari Aliu.
Në këtë rast, u shpreh falënderim dhe mirënjohje për punën dhe angazhimin e deritashëm të drejtorit Festim Rexhës, i cili ka udhëhequr shkollën me përkushtim dhe përgjegjësi.