Shtime, 6 maj 2026- Kryetari i Komunës së Shtimes, dr. Qemajl Aliu, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, priti sot në një vizitë Ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen.
Gjatë takimit, kryetari Aliu e njoftoi ambasadoren me resurset që ofron komuna, duke vënë në pah natyrën e saj të mrekullueshme, potencialin zhvillimor dhe mbi të gjitha njerëzit fisnikë e mikpritës të Shtimes. Në fokus të bisedës ishin edhe projektet e reja dhe planet për zhvillimin e qëndrueshëm të komunës.
“Diskutuam për projektet tona të reja dhe zhvillimin e komunës, me ç’rast shpreha mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit finlandez”, tha kryetari Aliu, duke vlerësuar lart kontributin e Finlandës në procese të ndryshme zhvillimore në vend.
Me këtë rast, kryetari dr. Qemajl Aliu i dhuroi ambasadores Eevamari Laaksonen poemen simfonike “Mizer Reçak”, vepër e Liburn Jupolli, e cila i dedikohet viktimave të Masakra e Reçakut, si një shenjë respekti dhe kujtimi për këtë ngjarje të rëndë historike.
Në kuadër të kësaj vizite, kryetari Aliu dhe ambasadorja Laaksonen vizituan edhe Bibliotekën e Qytetit, një hapësirë e rëndësishme që shërben si pikëtakim i dijes, edukimit dhe kulturës për qytetarët e Shtimes.
Vizita u përmbyll në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, ku mysafirja pati rastin të shijojë traditën vendore në ëmbëltoren Prizreni, duke përjetuar nga afër mikpritjen dhe shijen autentike të kësaj ane.