Shtime, 1 korrik 2026- Kryetari i Komunës, Dr. Qemajl Aliu, mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, me rastin e shënimit të 250 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ceremonia mblodhi përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, duke shërbyer si një moment për të vlerësuar partneritetin e fuqishëm dhe miqësinë e qëndrueshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Ky jubile ishte një rast i veçantë për të shprehur mirënjohjen për miqësinë e kahershme dhe mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Republikës së Kosovës”, tha kryetari Aliu.
Në përmbyllje të ceremonisë, kryetari Aliu falënderoi Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë për ftesën dhe mikpritjen, duke uruar popullin amerikan me rastin e Ditës së Pavarësisë.