Shtime, qershor 2026- Në Shtëpinë e Kulturës në Shtime u mbajt sot Ekspozita Foto & Video Dokumentare kushtuar Çamërisë, e organizuar nga Shoqata “Çamëria” Kosovë.
Ekspozita paraqiti dëshmi historike, kulturore dhe dokumentare që ndriçojnë historinë dhe trashëgiminë e shqiptarëve çamë.
Për ta parë nga afër këtë ekspozitë ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Shtimes, dr. Qemajl Aliu, së bashku me bashkëpunëtorë.
Me këtë rast, kryetari Aliu vlerësoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe të promovimit të vlerave kombëtare, duke theksuar se Çamëria mbetet pjesë e pandashme e kujtesës sonë dhe identitetit kombëtar.