Shtime, 8 korrik 2026- Komuna e Shtimes ka përfunduar ndërtimin e trotuareve në disa pjesë në fshatrat Petrovë dhe Gjyrkoc, duke krijuar kushte më të sigurta për lëvizjen e këmbësorëve dhe duke përmirësuar infrastrukturën rrugore në këto lokalitete.
Në fshatin Gjyrkoc, përveç ndërtimit të trotuarit, është realizuar edhe infrastruktura përcjellëse, përkatësisht ndriçimi publik, i cili rrit sigurinë dhe lehtëson qarkullimin e qytetarëve edhe gjatë orëve të mbrëmjes.
Kryetari i Komunës së Shtimes, Dr. Qemajl Aliu, tha se investimet në infrastrukturë do të vazhdojnë në të gjitha pjesët e komunës, me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës dhe ofrimit të shërbimeve sa më cilësore për qytetarët.
“Punët e mira dhe investimet do të vazhdojnë në çdo pjesë të komunës”, tha kryetari Aliu.