Shtime, 16 tetor 2026- Sot, në 28 vjetorin e rënies heroike, përkujtojmë dëshmorin e lirisë Jetë Hasani, komandant i njësive të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Shtime dhe arsimdashës i përkushtuar.
Gjatë luftës, ai dha kontribut të çmuar në organizimin dhe forcimin e radhëve të UÇK-së, ndërsa më 14 qershor 1998 ishte ndër të parët që zuri Grykën e Caralevës.
Përkushtimi i tij ndaj arsimit u dëshmua edhe në vitet e vështira të largimit të nxënësve nga objektet shkollore. Me iniciativën dhe vetëfinancimin e tij, Jetë Hasani ndërtoi dy objekte për mësim, ku nxënësit vijuan procesin mësimor për gjashtë vjet, duke filluar nga 3 shtatori 1995.
Jetë Hasani ra heroikisht më 16 tetor 1998, në rrugën Shalë-Magurë, duke lënë pas një vepër të çmuar atdhetarie, guximi dhe përkushtimi.
Në këtë ditë përkujtimi, nderojmë jetën dhe veprën e tij, me mirënjohje të përjetshme për sakrificën në shërbim të lirisë.
Lavdi e përjetshme dëshmorit Jetë Hasani dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!