Shtime, 22 prill 2026- Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje, u përkujtua sot 20 vjetori i ndarjes nga jeta të Dr. Vezir Bajramit, figurë e shquar e mjekësisë dhe humanizmit në Shtime.
Kryetari i Komunës së Shtimes, dr. Qemajl Aliu, së bashku me nënkryetarin Adnan Ademi, bashkëpunëtorë, familjarë dhe qytetarë, bëri homazhe pranë varrit të tij dhe vendosi lule në shenjë nderimi.
Homazhe u zhvilluan edhe pranë bustit të tij në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare që mban emrin e tij.
Me këtë rast, kryetari Aliu vlerësoi lart figurën e Dr. Vezir Bajramit, duke theksuar se ai mbetet simbol i përkushtimit, humanizmit dhe guximit profesional, veçanërisht në kohë të vështira për vendin. Ai shtoi se vepra dhe trashëgimia e tij do të mbeten gjithmonë frymëzim për brezat që vijnë.
“Dr. Vezir Bajrami mbetet përherë ndër figurat më të ndritura të qytetit tonë. Në ditët më të rënda, si gjatë Masakra e Reçakut, ai u vu në shërbim të së vërtetës dhe humanizmit, duke kontribuar në identifikimin e viktimave dhe duke dëshmuar para botës për krimet e kryera. Me plot meritë, ai ka qenë dhe do të mbetet Nderi i Qytetit të Shtimes”, tha kryetari Aliu.