Shtime, 26 shtator 2026- Mbrëmë, në Shtëpinë e Kulturës në Shtime, u dha premiera e shfaqjes “Dashuria”, e dramaturgut Murray Schisgal, në një mbrëmje të veçantë, të mbushur me humor, emocione dhe situata të papritura.
Salla ishte e mbushur me artdashës, të cilët e mirëpritën ngrohtësisht shfaqjen dhe e përcollën me shumë interes nga fillimi deri në fund.
Interpretimi i aktorëve Ahmet Krasniqi, Xhelal Haliti dhe Vjolca Hoti Selmani ishte fenomenal, duke sjellë në skenë një lojë dinamike, plot humor dhe emocione.
Nën regjinë e Fatmir Hysenit, shfaqja solli një ndërthurje të bukur të humorit, duke trajtuar në mënyrë interesante marrëdhëniet, dëshirat dhe kontradiktat njerëzore.
Në realizimin e shfaqjes kontribuuan edhe Ganimete Sava, në skenografi dhe kostume, Nexhat Xhokli, në përkthim, Gazmend Ademaj, për ndriçimin dhe muzikën, si dhe Avni Ajvazi dhe Bashkim Selmanaj, si mjeshtër të skenografisë.
Shfaqja u realizua me mbështetjen e Komunës së Shtimes dhe Ministrisë së Kulturës.