Shtime, 20 nëntor 2026- Kuvendi i Komunës së Shtimes ka mbajtur sot mbledhjen e IV-të të jashtëzakonshme, me dy pika të rendit të ditës, të cilat kishin të bënin me shkarkimin e kryesuesit të kuvendit, Rrahman Jakupi, dhe zgjedhjen e kryesuesit të ri.
Gjatë shqyrtimit të pikës së parë të rendit të ditës, asamblistët e pranishëm votuan për shkarkimin e kryesuesit Rrahman Jakupi, ku me shumicë votash u vendos shkarkimi i tij nga kjo pozitë.
Pas formimit të komisionit përkatës, mbledhja vazhdoi me procedurën e propozimit dhe zgjedhjes së kryesuesit të ri të Kuvendit. Në këtë proces u propozua vetëm një kandidat, Shefqet Krasniqi, i cili mori mbështetjen unanime të asamblistëve të pranishëm dhe u zgjodh kryesues i ri i Kuvendit të Komunës së Shtimes.