Shtime, 3 tetor 2026- Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Shtimes kanë miratuar sot, me vota unanime, Buxhetin e Komunës së Shtimes për vitin 2027, në vlerë prej 11,928,466 euro.
Me miratimin e Buxhetit për vitin 2027, Komuna e Shtimes hap rrugën për realizimin e projekteve të planifikuara, kërkesave të qytetarëve si dhe për përmbushjen e prioriteteve zhvillimore.
Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Besnik Ahmeti, falënderoi të gjithë anëtarët e Asamblesë Komunale për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre gjatë procesit të miratimit të buxhetit, pasi sipas tij ky buxhet përbën një hap të rëndësishëm drejt realizimit të projekteve dhe prioriteteve në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të komunës së Shtimes.
