Kryetari i Komunës së Shtimes, dr. Qemajl Aliu, në emër të Komunës së Shtimes dhe institucioneve komunale, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Arifi, me rastin e ndarjes së parakohshme nga jeta të Ilir Arifit.
E nderuara familje Arifi,
Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të më të dashurit tuaj, Ilir Arifit.
Humbja e një njeriu të dashur është një dhimbje e thellë, për të cilën fjalët shpesh janë të pamjaftueshme. Në këto çaste pikëllimi, jemi pranë jush me lutje, duke ju dëshiruar forcë, durim dhe qëndrueshmëri për ta përballuar këtë humbje të madhe.
Jeta, personaliteti dhe vepra e Ilir Arifit do të mbeten të gjalla në kujtesën e familjarëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan. Kujtimi për të do të jetojë përherë në zemrat e njerëzve që e deshën dhe e patën pranë, si një dëshmi e gjurmës që la pas në jetën e tyre.
U prehtë në paqe dhe kujtimi për të qoftë i përjetshëm!
Dr. Qemajl Aliu
Kryetar i Komunës së Shtimes