Kryetari i Komunës së Shtimes, dr. Qemajl Aliu, në emër të institucioneve komunale dhe të gjithë qytetarëve të Shtimes, me pikëllim të thellë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Xheladini, me rastin e ndarjes nga jeta të nënës së dëshmorit Xheladin Xheladini, Xhezide Xheladini.
Jeta e saj ishte e lidhur ngushtë me sakrificën dhe dhimbjen e një nëne që përjetoi humbjen e djalit dëshmor, por njëkohësisht edhe krenarinë për qëndresën dhe kontributin e familjes së saj në luftën për liri, duke pasur edhe një djalë veteran të luftës.
Ajo mbeti simbol i durimit, forcës dhe përkushtimit, duke mbajtur me dinjitet barrën e rëndë të historisë së familjes së saj.
Në këto çaste, ndajmë dhimbjen me familjen Xheladini dhe nderojmë me respekt jetën dhe figurën e saj, e cila do të kujtohet gjithmonë me mirënjohje.
U prehtë në paqe, ndërsa familjes Xheladini i shprehim ngushëllimet më të thella.
Dr. Qemajl Aliu
Kryetar i Komunës së Shtimes