Kryetari i Komunës së Shtimes, dr. Qemajl Aliu, në emër të Komunës së Shtimes dhe institucioneve komunale, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Gashi, me rastin e ndarjes nga jeta të veteranit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysen Isuf Gashi nga fshati Pjetërshticë.
E nderuara familje Gashi,
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Hysen Isuf Gashit. Kontributi, përkushtimi dhe sakrifica e tij në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirinë e vendit do të mbeten përherë në kujtesën dhe mirënjohjen tonë.
Në këto çaste, ndajmë dhimbjen me familjen tuaj, miqtë dhe bashkëluftëtarët, duke ju shprehur ngushëllimet tona më të sinqerta.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për veprën dhe sakrificën e tij!
Dr. Qemajl Aliu
Kryetar i Komunës së Shtimes