Kryetari i Komunës së Shtimes, dr. Qemajl Aliu, në emër të Komunës së Shtimes dhe institucioneve komunale, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Qorrolli, me rastin e ndarjes nga jeta të Veteranit të UÇK-së, Hysni Beqir Qorrolli nga fshati Rashincë.
E nderuara familje Qorrolli,
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Veteranit të UÇK-së, Hysni Beqir Qorrolli. Ikja e tij është një humbje e madhe për familjen, por edhe për vendin tonë, të cilit ai i shërbeu me përkushtim në një nga periudhat më të lavdishme dhe më të rëndësishme të historisë sonë.
Emri dhe vepra e Hysni Qorrollit do të mbeten të lidhura me sakrificën, guximin dhe përkushtimin e brezit që u vu në shërbim të lirisë së Kosovës. Kontributi i tij është pjesë e kujtesës sonë të përbashkët dhe do të kujtohet me nderim e respekt ndër breza.
Në këto çaste dhimbjeje, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Qorrolli, të afërmve dhe bashkëluftëtarëve të tij, duke ju dëshiruar forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe.
U prehsh në paqe, Çlirimtar Hysni Qorrolli!
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!
Dr. Qemajl Aliu
Kryetar i Komunës së Shtimes