Shtime, 2 shtator 2026- Është mbajtur dje mbledhja e VII-të e Kuvendit të Komunës së Shtimes, në të cilën u shqyrtuan dhe u diskutuan këto pika të rendit të ditës:
-Shqyrtimi i Ekstrakt-Procesverbaleve nga mbledhjet e datës 26.06.2026 dhe 14.07.2026;
-Propozim-Vendimi i DKA-së, Nr. 05-487, për zgjedhjen e Komisionit Përzgjedhës të drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve në institucionet publike edukativo-arsimore të arsimit parauniversitar;
Draft-Buxheti i Komunës për vitet 2027-2029, (diskutim publik);
Draft-Rregullorja komunale për Taksa, Tarifa dhe Gjoba për vitin 2027, (diskutim publik);
Shqyrtimi i kërkesës së N.T.P. “Butterfly”, Nr. 01-070/05;
Informata për monitorimin dhe përkujdesjen e fushatës së korrje-shirjeve 2026;
Informata e DKA-së për përfundimin e vitit shkollor 2025/2026 dhe përgatitjet për fillimin e vitit shkollor 2026/2027.
Mbledhja u udhëhoq nga Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Rrahman Jakupi, ndërsa në të morën pjesë edhe Nënkryetari i Komunës, Adnan Ademi, si dhe drejtorë të drejtorive komunale.
Gjatë mbledhjes, kërkesa e N.T.P. “Butterfly” u shty për shqyrtim në mbledhjen e ardhshme. Ndërkaq, Propozim-Vendimi i DKA-së, Nr. 05-487, për zgjedhjen e Komisionit Përzgjedhës të drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve nuk mori miratimin e antarëve të kuvendit.