Shtime, 7 prill 2026- Aksioni për pastrimin e hapësirave publike në komunën tonë po vazhdon pa ndërprerje, ndërsa punimet tashmë janë shtrirë edhe përgjatë rrjedhës së lumit “Shtimjanja”.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Halil Kurtishi, bëri të ditur se aktivitete të tilla po realizohen pothuajse çdo ditë në zona dhe lokacione të ndryshme të komunës, me qëllim mbajtjen e një ambienti sa më të pastër.
Njëkohësisht, drejtori Kurtishi u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar ndaj hapësirave publike dhe të kontribuojnë në ruajtjen e tyre. Ai theksoi se bashkëpunimi i qytetarëve është thelbësor për të arritur rezultate të qëndrueshme dhe për të mbajtur mjedisin të pastër.